#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE, ja ku do ta shihni Bora Zemanin këtë Botëror…

Bora Zemani moderatorja simpatike e “Supersport” i’u bashkua episodit të 6-të të #thuajemepepsi fill pas Dritan Shakohoxhës të cilën e konsideruam si qershia mbi tortë dhe e tillë do të jetë edhe për ata që do ta ndjekin përgjatë gjithë Kampionatit Botëror.

Për të gjithë ata që e duan Borën çdo ditë në ekranin e “Digitalb” dëshira e tyre sapo u plotësua. Moderatorja bukuroshe do të jetë çdo mbrëmje ‘live’ gjatë gjithë Kampionatit për të përcjellë detaje nga ndeshjet si edhe komentet e tifozëve por edhe momentet më të bukura të të gjithë sezonit futbollistik.

Ekskluzivisht për #thuajemepepsi Bora Zemani zbuloi se krahas “Supersport-it” ajo do të jetë çdo ditë, duke filluar nga data 15 e deri në fund të Kampionatit, në Sheshin Skënderbej tek “Tirana FanZone”. Bora i rikthehet edhe një herë këtij eventi që për të ka qenë eksperienca dhe puna e parë në “Supersport”.

Ajo do të jetë mes tifozëve për të përjetuar me ta momentet më të paparashikueshme të Botërorit “Rusi 2018” por edhe për t’u argëtuar e për të përcjellë në ekran emocione të panumërta.