#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE: Jonida Maliqi flet për herë të parë pas ndarjes

Këtë të hënë nisi kështu rrugëtimi i sezonit të dytë të #thuajemepepsi dhe e ftuara e parë ishte Jonida Maliqi që na pëlqen ta quajmë ‘fatsjellësja jonë’. Këngëtarja e famshme bashkëprezantoi përreth një orë me moderatoren Dojna Mema ku përcolli vetëm energji, të qeshura dhe pozitivitet.

Gjatë emisionit, Jonida foli disi për trendet e fundit të modës dhe ku ajo e gjen inspirimin e saj, për vogëlushin dhe për herë të parë është shprehur për ndarjen nga bashkëshorti.

Fillimisht ajo falenderon median që nuk e kanë ngacmuar apo thumbuar për marrdhënien e saj e cila zgjati 17 vite dhe ka theksuar se epiqendra e jetës së saj është vetëm djali i vogël Dani.

“Në momentin që pretedon të nisësh një marrdhënie pritet jo që të përfundosh por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo duke mbyllur kështu komentin e saj.