#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Elona Duro në muaj mjalti me vjehrrën

Tema e episodit të 10-ë të #thuajemepepsi kishte të bënte më dasmat dhe ceremonitë martesore e rrjedhimisht e ftuar për të diskutuar mbi të ishte Elona Duro e cila lidhi kurorë vetëm pak ditë më parë.

Moderatorja e famshme e cila është në pritje të ëmbël ka folur mbi detajet e ceremonisë së saj ku ka theksuar se të ftuar ishin vetëm miqtë dhe familjarët e ngushtë. Elona Duro që tashmë do ta thërrasim Elona Goga menjëherë pas dasmës së saj klasike u nis në muaj mjalti që fatkeqësisht për të do të zgjasi vetëm pak ditë për shkak të angazhimeve në punë.

Si gjithmonë me buzë në gaz ajo ka treguar për dëgjuesit e emisionit se muaji i saj i mjaltit nuk është aq romantik saç e mendonim, pasi së bashku me të dhe bashkëshortin, janë bashkuar vjehrra, vjehrri dhe prindërit e saj. Ajo ka theksuar se këtë ‘muaj mjalti’ e quan thjeshtë ‘pushime familjare në jug të Shqipërisë’. Muajin e vërtetë të mjaltit ajo do ta shijojë pas lindjes së djalit të saj, e pas një dasme të vërtetë ashtu siç vetëm shqiptarët dinë ta organizojnë.