#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Eneda Tarifa: Do zhvishesha për një videoklip

Edhe pse nuk e kemi parë asnjëherë të vishet e ekzagjeruar nëpër klipe apo paraqitje skenike, duket se Eneda Tarifa do zhvishej për një video muzikore.

Këngëtarja e njohur, ka qënë e ftuara e radhës në programin #thuajemepepsi, ku ndër të tjera ka folur për rolin e saj të ri si trajnere e “The Voice Kids”.

E ngacmuar nga Dojna Mema nëse do të zhvishej për një videoklip, si pjesa më e madhe e këngëtareve së fundmi, Eneda është përgjigjur: “Varet se si zhvishesh. Të zhvishesh me finesë dhe stil, ku të dallohet feminiliteti, po, do e bëja deri diku”.