#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, si është ndjerë Eneda Tarifa pas ‘Dhuratës’ në Eurovizion?!

Një ndër tre episodet e fundit të #thuajemepepsi rezervoi si të ftuar këngëtaren e famshme Eneda Tarifa e cila përreth një ore na tregoi për jetën e saj pas eksperiencës në “Portokalli” dhe “Eurovizion”.

Nuk u la pa u përmendur edhe intervista e saj shumëpërfolur në Eurovizion e cila asokohe pushtoi portalet online dhe u kthye edhe në meme qesharake në rrjete sociale. Intervista e cila kishte për qëllim diskutimin e pjesmarrjes së saj në Eurovizion u shndërrua në një objekt talljeje,ku veçohet momenti kur Eneda i kërkon asistentes së saj, Dhuratës t’i përkthejë një fjalë në gjuhën angleze.

Për të gjithë dëgjuesit e #thuajemepepsi, këngëtarja e famshme ka treguar sesi i ka pritur kritikat e ashpra që erdhën nga publiku shqiptar. Ajo është shprehur se në Eurovizion ka dhënë dhjetra intervista me një anglishte perfekte por media shqiptare ka ditur të zgjedhë një nga ato ku ajo është shfaqur e lodhur dhe nën presionin e garës.

Sipas saj, arsyeja e vetme pse u shkëput vetëm kjo intervistë është për të shitur dhe për të marrë sa më shumë klikime. Gjithashtu Eneda ka shtuar se nëse ajo intervistë e ka bërë publikun të qeshë, atëherë kjo është një arritje. Ajo e ka marrë këtë ngjarje më shumë pozitivitet dhe nuk ngurron të bëjë humor mbi të.