#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, West Side Family pas “Beso” të gatshëm për një tjetër këngë me Kryeministrin

Dy anëtarët e grupit aq të dashur për publikun shqiptar West Side Family, ishin të ftuarit e radhës në #thuajemepepsi.

Ladi dhe Miri sollën shumë humor dhe energji në episodin e 24-t të tij ku na kthyen pas në kohë për të kujtuar momentet më të bukura të karrierës së tyre. Dy djemtë folën për marrëdhënien me fansat, orët e gjata në të cilat Landi qëndronte në këmbë duke dhënë autografe si edhe për të paharrueshmin, të ndjerin Dr. Flori.

Projekti i tyre “Beso” ka prekur zemrat e publikut shqiptar duke u shndërruar në hit. Kjo prurje e suksesshme gjithashtu ka marrë vëmendje maksimale në media ndërkohë që fansat e tyre e kanë votuar duke e renditur në vendet më të mira të “The Top List”.

West Side Family është rikthyer për të qëndruar dhe djemtë momentalisht po punojnë për realizimin e projekteve të reja muzikore të cilat priten të kenë suksesin e “Beso”. Shumë e famshme është edhe kënga “Tirona” e realizuar vite më parë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Të pyetur nëse ata do të bënin edhe një tjetër bashkëpunim me kreun e shtetit, Landi dhe Miri janë përgjigjur njëzëri me ‘po’ por akoma më bukur do të ishte realizimi i një kënge me Lali Erin. Ndërkohë që me Kryeministrin mund të bëjnë punë të tjera që janë akoma më të dobishme se një bashkëpunim, një prurje me Erion Veliaj do të ishte fantastike.