Sport

Tirana-Dudelange, caktohen titullarët që do zbresin në fushë nga minuta e parë!

Në orën 20:00, në “Air Albania”, Tirana pret Dudelange të Luksmeburgut me mision përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë, të cilën bardheblutë e humbën 1-0.

Trajneri Orges Shehi ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion sa i përket pozicioneve, ndërsa risi është aktivizimi i Hilës titullar, duke ditur që Limaj është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e parë.

Mbrojtja është rikompozuar me Tosevski në të djathta, Ismajlgeci në të majtë dhe dyshja Behiratche-Najdovski në qendër. Në mesfushë rreshtohen Totre, Aleksi dhe Hila, ndërsa në sulm, në mbështetje të Seferit, Xhixha dhe Devid.