Celebrities Gossip Showbiz

Titulli i ka habitur të gjithë, Dafina Zeqiri me një bashkëpunim të ri!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e re me artistët e huaj Dystinct dhe Ricky Rich,  i cili do të  titullohet “Ku je ti”dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Por duket se nuk do të ndalet, pasi ditën e sotme Dafina ka zbuluar se ka gati bashkëpunimin e ri me RZon, i cili do të titullohet “Fuck U”. Kënga do të publikohet në datën 5 qershor dhe të dy artistët kanë zbuluar pak prej saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RZON (@rzonmusic)

Teksa vetëm pak javë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artisten më të re në treg, Yanina duket se ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Kështu të paktën na lë të mendojmë një Instastory i postuar disa orë më parë.