Showbiz

Tom Brady puth djalin në buzë, shpërthejnë polemikat në media

Legjenda e sportit Tom Brady së fundmi është bërë pjesë i një dokumentari personal në Facebook i quajtur “Tom vs. Time” që së fundmi ka shkaktuar shumë polemika në media.

Në një moment të këtij dokumentari Tom shfaqet duke puthur në buzë djalin e tij të vogël për 5 sekonda. Pas përfundimit të kësaj puthjeje ai i ka kërkuar vogëlushit ta puthë përsëri pasi ajo e para ishte shumë e shkurtër.

Ka mjaftuar ky akt për të nxitur një pjesë të mirë të publikut të cilët kanë reaguar me anë të postimeve në Twitter.

Shumë njerëz janë shprehur se një veprim i tillë është i pavend pasi ndikon në orientimin seksual të fëmijës. Disa të tjerë madje edhe e kanë ofenduar sportistin. Fakti që ai i kërkoi djaloshit të tij të rikthehej për ta puthur edhe një herë në buzë është shqetësuese për fansat e tij.

Ata janë shprehur se u ndjenë në siklet kur panë një skenë të tillë megjithëse ka pasur edhe nga ata të cilët kanë shkruar se ky ishte thjeshtë një akt dashurie i një prindi.