Aktualitet

Transformimi i Portit të Durrësit, kryeministri Rama prezanton maketin e përfunduar!

Porti i Durrësit do të transformohet në Marinën më të madhe në Mesdhe, investimi më madhor i huaj në Shqipëri, nga Emaar Group e në vlerë 2 miliardë euro.

Sa i përket këtij transformimi, kryeministri Edi Rama ndau sot maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/567894527911975

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare dakordësoi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e hapësirës portuale të Portit të Durrësit.

Marina turistike pritet të ketë hapësirë dhe kapacitete dyfish më të mëdha, krahasuar me atë më prestigjioze në Mesdhe deri tani që është Porto Montenegro në Malin e Zi.
Porti i ri pritet të ketë infrastrukturë të përmirësuar për ankorimin e mjeteve lundruese, çka do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vend.

Kompania Emaar synon gjithashtu një mori investimesh transformuese, duke përfshirë rindërtimin e pjesës së bregut të detit ku do të ndërtohen dhe ambiente argëtuese, qendra tregtare, apartamente e hotele me 5 yje.