Celebrities Gossip Showbiz

Tre nga këngët e saj numërojnë mbi 1 miliard klikime, Bebe Rexha nuk ngurron të thotë disa fjalë zemre!

Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime.

Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be”. Normalisht nuk kishte sesi Bebe të mos ndihej super e lumtur dhe mirënjohëse nga ky lajm dhe në rrjetin e saj social Instagram ajo ka shprehur këto fjalë:

Treshja hyjnore. Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë. Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve.

Rikujtojmë që Bebe së fundmi solli dhe albumin e saj të dytë me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka lajmëruar se është duke nisur nga puna për një projekt të ri muzikor këto ditë. Bebe është duke kërkuar një artist të ri, kantautor, për t’iu bashkuar asaj në një studio regjistrimi për të inçizuar dhe kompozuar muzikë për dy ditë.

Ajo ka realizuar edhe një baner në Los Angeles, përmes së cilit i ka ftuar të rinjtë e talentuar që t’i bashkohen për këtë mundësi. 32-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të sajat dhe duke shkruar:

Përshëndetje të dashurit e mi. Po kërkoj të gjej një këngëtar dhe kantautor të mrekullueshëm, që do të ketë mundësinë të fluturojë në Los Angeles dhe të kompozojë me mua në studio për dy ditë. Thjesht shkoni në protege.com/bebe dhe bëni audicionin. Jam shumë e emocionuar.