Aktualitet

Tregtonte mish jashtë çdo kushti higjieno-sanitar, gjobitet fast-food/i në Tiranë!

Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, bllokohen 566 kilogramë mish në një “fast-food” të Tiranës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, bën të ditur se subjekti që e tregtonte u gjobit, ndërsa për sasinë e produktit gjiro, u mor mostra që të analizohet lidhur me treguesit mikrobiologjikë.

Njoftimi i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500 mijë lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.