Celebrities Gossip Showbiz

Treshja bombastike! Ledri së shpejti në bashkëpunim me dy reperët e njohur

Pas bashkëpunimit me Kidën dhe Butrintin që pati një sukses të jashtëzakonshëm, Ledri duket se është gati për bashkëpunimin e rradhës. Jo vetëm me dy repera të njohur të showbiz-it tonë, por edhe me dy miqtë e tij shumë të mirë edhe në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Lumi B.

Pak më parë me anë të disa Instastory-ve, Gjiko ka paralajmëruar një super projekt që do të dëgjojmë së shpejti nga treshja e reperave.

 

Treshja sonte kanë nisur xhirimet, sipas postimeve të Gjikos në Instastory. Ai nuk zbuloi detaje, por mjaftuan videot për të kuptuar se po sjellin një këngë bashkë.

Kujtojmë se, projekti i fundit i Ledrit është bashkëpunimi shumë i suksseshëm, mund të themi padiskutim një nga hitet verore, projekti me Kidën dhe Butrintin. “Dale” numëron plot 54 milion shikime në YouTube. Nga ana tjetër, projekti i fundit i Lumi B është bashkëpunimi me Xhensilën “Prit pak” dhe i Gjikos “Ay Caramba” me Norën dhe Melindën.

Epo, dukeqenëse këto bashkëpunime kanë rezultuar kaq të suksesshme, presim me padurim një ‘bashkim forcash’ mes treshes!