Horoskopi

Tri shenjat e zodiakut që do të preken nga Hëna e re në Shigjetar!

Ngjarja më e rëndësishme astrologjike për muajin dhjetori është Hëna e Re në Shigjetar. Një hënë e re në katror të Neptunit sjell ulje-ngritje. Çfarëdo që të planifikojmë këto ditë është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me veten dhe njerëzit përreth. Mërkuri fillimisht kthehet në retrogradë te Bricjapi dhe më pas shkon përpara në Shigjetar, një ngjarje astrologjike që i bën gjërat edhe më të vështira.

Njihuni me shenjat që do të ndikohen nga Hëna e re në Shigjetar:

Binjakët

2023 nuk do të mbyllet i qetë për ju. Ndikimi i ditëve të fundit do të jetë i fortë dhe do të fillojë të shfaqet nga data 13. Me Hënën e Re vijnë ndryshime dhe zbulime të tjera. Fytyra të reja mund të vijnë në jetën tuaj me Hënën e Re, por ju duhet të jeni mjaft konservatorë dhe të përmbajtur pasi ndikimi i Neptunit në këtë Hënë nuk jep shumë hapësirë ​​për siguri. Për këtë periudhë shikojini gjërat nga distanca dhe mos nxitoni për të marrë vendime. Vëzhgoni sjelljet dhe njerëzit përreth jush dhe merrni vendime pas përfundimit të këtij muaji.

Virgjëresha

Hëna e re në Shigjetar do të sjellë në plan të parë jetën tuaj personale dhe familjare, si dhe çështjet e shtëpisë apo pronës. Tani është koha e duhur për t’u marrë me familjen tuaj dhe për të kaluar kohë me ta. Neptuni, megjithatë, krijon një ndjenjë konfuzioni, ndaj është mirë të mos reagoni ndaj situatave. Mund të keni kontakte me njerëz që kanë luajtur një rol në nivel personal apo profesional në të kaluarën, mund të bëni rishikime në marrëdhënie dhe plane për të ardhmen.

Shigjetarët

Ju jeni protagonistët e këtij sezoni. Një marrëdhënie e re, një karrierë e re, një partneritet janë vetëm disa nga skenarët që shoqërojnë këtë Hënë të Re. Sigurisht, një derë që hapet përsëri mund t’ju çojë të mbyllni një tjetër. Gjatë kësaj periudhe do bëni mirë t’i kushtoni vëmendje të veçantë shpenzimeve që do të bëni. Këtë javë, ju mund të mos jeni vërtet në gjendje të dalloni të vërtetën nga një gënjeshtër dhe gjykimi juaj nuk do të jetë as në mënyrën më të mirë.