Aktualitet

Tritol për herë të dytë hotelit, kush është pronari që iu vu eksploziv në Sarandë

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer rreth mesnatës në Sarandë në lagjen nr.4. lënda plasëse është vendosur në garazhin e një hoteli në pronësi të M.M, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë.

Kjo është hera e dytë që hotelit i është vendosur tritol. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia po punon identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në momentin e shpërthimit para hotelit ishte ankoruar një superjaht milionerësh që vijnë në Sarandë për furnizim me naftë, pas shpërthimit jahti është larguar nga porti.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.