Showbiz

Habit Jessica Alba: “Në industri duhet t’i pranosh ngacmimet seksuale”

Aktorja e famshme Jessica Alba e cila së fundmi është bërë nënë për herë të tretë ka dhënë një intervistë për CNN e cila nuk është pritur aspak mirë nga publiku.

Bukuroshja tregoi se është pjesë e industrisë Hollywood që prej moshës 12-vjeçare dhe që atëherë është përballur me ngacmime seksuale dhe ofendime prej të cilave është rritur dhe është bërë një femër më e fortë.

Ajo rrëfeu se ngacmimet verbale e ndonjëherë fizike janë të pashmangshme për femrat në industri dhe kur je pjesë e saj nuk të mbetet asgjë tjetër veçse t’i pranosh.

“Sigurisht që më kanë ngacmuar madje gjatë gjithë rrugëtimit tim si aktore por që të rritesh në këtë industri nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh mënyrën si të trajtojnë” ,-tha ajo.

Deklarata e 37-vjeçares ka marrë kritika të ashpra nga publiku madje edhe nga fansat e saj më të zjarrtë të cilët e kanë quajtur arrogante pasi ngacmimet seksuale nuk duhet të pranohen kurrë madje ato duhet të luftohen e jo të tolerohen.