Celebrities Gossip Showbiz

Tuna na ‘shkriu zemrën’ me fotot më të ëmbla të Zenit për 4 mujorin e tij!

Kur të gjithë asokohe mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të këtij viti. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

E tani që vogëlushi është rritur pak, është plot 4 muajsh dhe tiparet e tij të fytyrës duken më qartë, këngëtarja ka vënë në dukje një koment që njerëzit thonë për të dhe duke parë ngjashmërinë është mëse e kuptueshme. Zenin e konsiderojnë si “Tuna version djalë” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi djemtë përgjithësisht i ngjajnë shumë nënave.

Ditën e djeshme, vogëlushi mbushi plot 4 muajsh dhe Tuna ndau me ndjekësit fotot më të ëmbla të Zenit, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

Faqe topolaku është 4 muajsh dhe nuk i rezistoj dot.

https://www.instagram.com/p/CTp49FxteYZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se, këngëtarja gjatë këtyre ditëve ka nisur një iniciativë të rëndësishme në Siri. Ajo vendosi së fundmi të bëhet pjesë e një organizate zviceriane të quajtur ‘For Children Smile’ dhe kauza për të cilën këngëtarja do të punojë është shumë humanitare. Tuna e bëri këtë gjë me dije para pak ditësh me një Instastory të një fotografie ku dukeshin anëtarët e organizatës dhe vetë këngëtarja.

Këngëtarja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga aktivitetet e saj në Siri dhe ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke e quajtur këtë, udhëtimin më emotiv në jetën e saj.