Bota

Turqia bllokon Zërin e Amerikës e Deutsche Welle-n!

Autoriteti monitorues i mediave në Turqi bllokon aksesin ndaj shërbimeve turke të Zërit të Amerikës dhe gjermanes Deutsche Welle, duke nxitur kritika mbi censurë të lirisë së mediave. Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit vuri në zbatim një vendim të muajit shkurt ku i kërkohet mediave ndërkombëtare që transmetojnë përmbajtje televizive online për të aplikuar për licence transmetimi. Të enjten në mbrëmje, një gjykatë në Ankara vendosi që të kufizojë qasjen ndaj faqeve të internetit të mediave shtetërore Deutsche Welle e Zëri i Amerikës.

Në një deklaratë të publikuar sot, Deutsche Welle shprehet nuk zbatoi kërkesat e licencimit sepse “kjo do të lejonte qeverinë turke, të censuronte përmbajtjen editoriale”. Drejtori i përgjithshëm, Peter Limbourg bëri të ditur se kjo iu sqarua në mënyrë të detajuar bordit turk për televizionet dhe radiot (RTUK).

Për shembull, mediave të lincesuara në Turqi i është kërkuar të fshijnë përmbajtje në rrjet që RTUK-ja i ka interpretuar si të papërshtatshme. Kjo është thjesht e papranueshme për një media të pavarur. DW do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj bllokimit që ka hyrë në fuqi.

Ilhan Tasci, një anëtar i RTUK-së nga partia më e madhe opozitare turke (RPP) deklaroi se kundërshtonte vendimin për të bllokuar dy mediat ndërkombëtare. Bordi i kërkoi gjykatës të kufizohej akses.

Ja ku është liria e medias dhe demokracia e përparuar.

Sindikata e Gazetarëve në Turqi e quajti vendimin “përpjekje për të censuruar mediat”.

Hiqni dorë nga ndalimi i çdo gjëje që nuk pëlqeni, shoqëria turke kërkon liri.

Në shkurt, RTUK-ja njoftoi se identifikoi tre faqe interneti që pa licencë transmetimi, ku përfshihej edhe shërbimi turk i Euronews-it. Por, sipas Euronews-it, ata nuk transmetonin drejtpërdrejt në gjuhën turke ndaj ishin të përjashtuar nga kërkesa për licencim. Zëri i Amerikës tha gjithashtu në shkurt se ndërsa licencimi për radio dhe televizion ishte një normë, interneti nuk ka një limit për transmetimin e valëve.

Turqia u cilësua si një vend “mediatikisht jo i lirë” për vitin 2021 në raportin vjetor të indeksit nga “Freedom House”. Mijëra adresa interneti janë bllokuar nga autoritetet turke. Reporterët pa Kufij e renditën Turqinë në vend të 149-të nga 180 shtete në indeksin e Lirisë Botërore të Mediave, duke cituar se “po përdoren të gjitha mjetet e mundshme për të censuruar kritikët”, përfshi konfiskimi i kartave të mediave për gazetarët, censura online, padi dhe arrestime.