Sport

Tyson Furi mban fronin e mbretit në boks/ Fiton me KO në raundin e 11 ndaj Deontay Wilder!

Tyson Fury  mposhti me nokaut në raundin e 11 Deontay Wilder për të mbrojtur titullin kampion bote në WBC dhe për t’u rikonfirmuar si më i miri i botës në boks për pesha të rënda.

Trilogjia ka ofruar një nga ndeshjet më të mira të kohërave të fundit në boks dhe do të futet në rangun e klasikeve të ringut.

Në këtë meç pati gjithçka. Pesë nokaute, tri për Fury-in dhe dy për Wilder.

Ishte raundi i tretë kur Fury u duk se do ta ketë edhe një ditë të lehtë punë, por ndeshja u kthye shpejt.

Kur u mendua se Fury po futej në raundin e katërt për të përfunduar gjithçka herët, siç pati bërë në ndeshjen e fundit, Wilder shtrëngoi dhëmbët.

Ishte Fury që u gjend me tokën e lëvizshme poshtë këmbëve.

Një direkte e shkurtër e djathtë e rrëzoi gjigantin anglez.

Pak sekonda më vonë një tjetër goditje kroshe e djathë e gjeti Fury-in të rrëzuar përsëri.

Nga raundi i pestë deri në të shtatin boksierët ia linin stafetën njëri – tjetrit.

Derisa Fury-it  filloi shown e tij.

Ai lëshonte kombinime të jashtëzakonshme që dukej se do i jepnin fund ndeshjes, por jo. Wilder refuzonte të rrëzohej.

Derisa në raundin e 11 një skenë filmash me Fury-in që prodhoi një kombinim brilant – një e majtë, e djathtë – dhe arbitri tha mjaft.

 

Wilder refuzonte të rrinte i shtrirë, por trupi u bë i padëgjueshëm.

Menjëherë pas ndeshjes Fury ka shkruar gjithashtu një status të shkurtër në Twitter.

“Kurrë mos më dyshoni. Edhe kur gjasat janë të vogla, unë gjithmonë triumfoj”.

Kjo ishte përballja e tretë mes tyre dhe fitorja e dytë e Furyt, ndërsa një ndeshje u mbyll në barazim. Fury vazhdon të mbetet pa humbje. Ka 32 fitore e një barazim. Wilderi ka pësuar humbjen e dytë në karrierë. Ai i ka 42 fitore e një barazim.