Celebrities Gossip Showbiz

U akuzuan se shkuan në pushime me para të vjedhura, pas Fjollës reagon dhe Fisnik Syla!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Mirëpo, e paharruar do të mbetet dhe martesa e tyre në Maldives që padyshim ishte shumë luksoze dhe i mahniti të gjithë edhe pse vëmendja ishte te ngjarja që ndodhi me skandalin e trafikimit të armëve. Mesa duket, pas atyre fotove aq të bukura e vërteta ka qenë ndryshe.

Pronari i agjencisë turistike me të cilën kanë udhëtuar Fjolla dhe Fisniku është shprehur se në momentin që duhet të paguante, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, që është i falsifikuar. Ai u shpreh se Syla nuk ka paguar borxhin ndaj agjencisë, pasi ka paguar vetëm 3 mijë euro nga 21 mijë në total.

Fjolla ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke u shprehur se do ta zgjidhë këtë çështje me avokati dhe se nuk ka qenë në dijeni për marrëveshjen e Fisnik Sylës me agjencinë.

Pas reagimit të Fjollës, menjëherë ka reaguar me një deklaratë dhe Fisniku, i cili e mohoi në mënyrë kategorike dhe u shpreh se gjithçka ka thënë pronari i agjencisë është një gënjeshtër.

Të dashur miq,

Me pak shqetësim e me më shumë keqardhje për ata që kapaciteti dhe horizonti i te menduarit është shume i nivelit të ulët, e përcolla dje në një emision duke folur një njeri “me fytyre te mbuluar” dhe duke sajuar te pavërteta dhe “ëndrra me sy hapur” gjoja se unë i paskam mbetur borxh  dhe nuk ja paskam paguar te hollat për pushimet ne Maldive. Çfarë ironie dhe e pavërtete e madhe e dikujt qe foli “me maskë”. Nuk ka fuqi natyrore dhe as mbinatyrore përveç Zotit te Madhërishëm, Ati i qofshim fale. Qe me shantazhon, qe kërkon haraq dhe qe me shkruan dhe thotë se nëse nuk me paguan paratë të cilat njëherë janë paguar se do te na qes ne portale. Këtë e ka bërë disa herë në vazhdimësi ku pronari i agjencisë me fytyrë të mbuluar, dhe kur e pa qe te unë nuk do të këtë sukses kurrë atëherë manipuloj dhe i gjeti edhe disa gazetare te cilët dua te besoj se pa vetëdije ranë ne ndikimin e këtij mashtruesi dhe haraqexhiju bënë video dhe përgjime pa asnjë leje dhe procedure. Me këtë besim unë sigurisht se do te ushtroje padi për shpifje dhe kërkim haraqi nga ky njeri i maskuar dhe nga te gjithë ata qe thurin te pavërteta, qe bëjnë plane te ndyta dhe mafioze për mua duke llogaritur se unë kam para dhe do te ju jepe atyre përmes shantazhit, kercenimeve apo kurthave te tyre qe i përgatisin me shume mjeshtri… Unë vërtetë kam para mjaftueshëm për një jete normale ,te cilat i fitoj me djersen e ballit dhe ne mënyrën me te ndershme dhe transparente dhe për ketë ndihem shume krenarë. Parimi im në jetë dhe në sukseset e mia është korrektësia, sinqeriteti , e vërteta dhe e drejta edhe kur është e hidhur si dhe  krahas investimit ne biznes  me shume kënaqësi investoj edhe ne bamirësi, madje ky është biznesi dhe investimi me fitim prurës ne jetë. Prandaj me keqardhje o njeri qe flet pa e zbuluar fytyrën, kësaj radhe nuk te shkrepi gënjeshtra, kësaj radhe ngele duarthatë, sepse deshe te marrësh haraq dhe u tregove shumë i ulët. Ti vazhdo me ketë “profesionin” qe ke  zgjedhur ndërsa unë ne vend qe te paguaj ty haraq apo edhe njerëzve te sojit qe mendojnë dhe thurim plane sikur ti, po investoj me mire ne bamirësi dhe ashtu siç kam bere gjithmonë do të vazhdoj të ndihmoj njerëz dhe familjarë në nevojë, por pa bërë zhurmë, sepse me këtë rast e kryej vetëm një obligim njerëzor dhe human dhe kjo më bën të ndihem mirë dhe shumë i lumtur.

Ende nuk dihet se cila nga palët po tregon të vërtetën, por mbetet që të provohet nga drejtësia e shtetit të Kosovës.

Këngëtarja nuk ishte rrëfyer më parë në një intervistë rreth kësaj ndodhie dhe eksperiencës që kaloi gjatë atyre ditëve në burg, madje në rrjete sociale na ‘tregoi’ se ishte shumë e lumtur. Mirëpo, si gjithmonë jo çdo gjë që shohim në botën ‘online’ është e vërtetë, andaj në një intervistë të bërë së fundmi, Fjolla ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi.