Gossip Showbiz

U aludua se u nda nga Donaldi, veprimi i fundit i Bora Zemanit provon të kundërtën!

Që kur filluan thashethemet e para, lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ka qenë mjaft e përfolur dhe e diskutuar. Fshehja, pohimi i lidhjes, ndarjet, ribashkimet kanë qenë kryetituj të mediave rozë. Mesa duket çifti po kalon një tjetër krizë pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë çdo fotografi që kishin së bashku në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi, një foto e publikuar nga faqja e fansave të Borës dhe Donaldit me emrin “Boradonald” ku shihet ajo dhe djali i saj, ka tërhequr të gjithë vëmendjen.

Kjo foto u shpërnda edhe nga vetë Bora në Instastory-n e saj në Instagram. Mos ndoshta nuk ka patur kurrë një ndarje dhe dyshja vazhdojnë të lumtur krah njëri-tjetrit?!

Rikujtojmë, se moderatorja shumë e dashur për publikun prej kohësh i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me DJ e njohur, Vin Veli-n. Nga historia e tyre e dashurisë ata kanë një djalë, Arbor-in.