Celebrities Gossip Showbiz

U dëmtua dhe askush nuk e mori vesh, Kim Kardashian kthehet më e fortë se kurrë!

Kim Kardashian ka treguar së fundmi në Instagram se ka pësuar një dëmtim në shpatull, prandaj dhe nuk ka qenë aktive prej disa ditësh. Miliarderja ka treguar se tani gjithçka ka kaluar dhe po ecën mirë. “Unë theva shpatullën time dhe për këtë arsye nuk kam mundur të frekuentoj palestrën për disa javë, por tani jam kthyer”,-tha Kim teksa ndodhej së bashku me trajneren e saj Melissa Alcantara, e cila po e ndihmonte me një stërvitje rikuperimi. “Asgjë nuk do të më pengojë”, shtoi 42-vjeçarja.

Rikujtojmë, se ylli televiziv ka pranuar së fundmi se ka hyrë në një lidhje me komedianin Pete Davidson vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West. Ajo u ka rrëfyer motrave të saj të më të vogla, Kendall dhe Kylie, se është e vetëdijshme që kjo nuk është gjëja më e mirë, por zbulon se e ka bërë.

Kardashian ka shprehur së fundmi trishtimin dhe zhgënjimin e saj të madh për ndryshimet drastike që i kanë ndodhur ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Në një video të shkurtër të publikuar për një episod të ardhshëm të reality show-t “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS flet me motrën e saj, Khloe. Kur Khloe e pyeti nëse ishte mirë, Kim u përlot dhe tha:

Unë thjesht nuk mundem. Ai është shumë i ndryshëm nga personi me të cilin u martova. E kam dashur dhe e mbaj mend. Do të bëja gjithçka për ta rikthyer atë fytyrë. Është ndjenja më e vështirë të shohësh dikë që e ke dashur vërtet dhe të kesh një familje me të, të jetë kaq i ndryshëm nga personi që ke njohur. Ndonjëherë më duket sikur ai ka prekur fundin…I thoja vetes ‘jepi mundësi tjetër.’ Por tani nuk e kam më atë energji.