Celebrities Music Showbiz

U krijua brenda shtëpisë së BBV3, publikohet “Falem” nga Arta dhe Romeo!

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” këngëtarja Arta Kabashi tregoi se po planifikon projekte të reja muzikore dhe po shijon famën dhe simpatinë e publikut jashtë formatit. E një nga ato projekte do të ishte dhe bashkëpunimi me Romeo Veshaj.

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike më herët për “Big Brother Radio”, artistja na dha më shumë detaje për këtë projekt. Ndër të tjera ajo shpjegoi:

Publikohet të shtunën dhe pjesën tjetër të tekstit e kam shkruar unë. Pjesën e Romeos aq shumë e kam përshtatur për personalitetin që ka Romeo sa kur ta shikoni tekstin do të thoni ‘wow’. 

Kënga e tyre titullohet “Falem”. Për ata që nuk janë në dijeni, kjo këngë u realizua nga dyshja gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë dhe ka arritur të bëhet mjaft virale në rrjet.

Dhe tashmë, Arta ka vendosur që ta publikojë dhe për të gjithë fansat e dyshes. Ndiqeni atë më poshtë…