Celebrities Gossip Showbiz

“U luta shumë të thuash se dua të dal”, motra e Fifit reagon pas ngjarjes së djeshme!

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Fifit i ranë të fikët live pas një diskutimi që po bënte me opinionisten Balina Bodinaku. Teksa, këngëtarja po kërkonte të largohej nga shtëpia, gjendja e saj emocionale u rëndua duke i rënë kështu të fikët. Pasi e mori veten, Fifi vendosi të mos largohej nga shtëpia.

Mirëpo, si reagoi lidhur me këtë ngjarje motra e saj? Pak më parë me anë të një postimi në Instastory, e motra u shpreh se do të donte që ajo të ishte larguar.

U luta shumë të thuash se dua të dal. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e  bindur se do e përballosh këtë.

Para pak ditësh, lidhur me paragjykimet ndaj këngëtares ka reaguar dhe mikesha e saj e ngushtë, Argjira Spanca, e cila me anë të një postimi në Instastory ka treguar se Fifi është një njeri zemër të madhe dhe shumë e sinqertë.

Jo vetëm Argjira, por edhe Morena jo më larg se para disa ditësh u shpreh lidhur me reagimet e njerëzve ndaj Fifit duke treguar se ajo njeh Fifin që “për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja”.