Celebrities Gossip Showbiz

U padit për plagjiaturë, detaje të reja nga gjyqi i Dua Lipa-a!

Disa kohë më parë ylli i muzikës pop Dua Lipa u padit për të drejtën e autorit. Grupi muzikor Artikal Sound System paditi këngëtaren me origjinë shqiptare për të drejtat e autorit të këngës “Levitating”. Ata pretendonin se Dua e kishte kopjuar këngën nga një projekt i tyre i mëparshëm “Live Your Life”, gjë që i çoi palët në gjykatë.

Por në një dosje të paraqitur së fundmi, avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa paraqitën një mocion të përbashkët, duke i kërkuar gjykatësit të pushojë përfundimisht çështjen. Nuk kishte asnjë tregues se Dua kishte pranuar të paguante ndonjë para ose të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj. Pra, Dua Lipa doli e fituar nga kjo çështje gjyqësore.

Rikujtojmë, se së fundmi Lipa e lindur në Londër ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre. E revoltuar, bukuroshja kritikoi mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët. Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre. Në një intervistë për Sunday Times Dua tha:

Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë.