Bota

U pushua nga puna padrejtësisht, Elon Musk i kërkon publikisht falje punonjësit të Twitter-it!

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për një bisede që kishte në platformë me një punonjës të kompanisë. Kjo erdhi pasi punëtori Halli Thorleifsson i shkroi Musk-ut publikisht në Twitter duke i thënë se shefi i burimeve njerëzore nuk ka arritur ta konfirmojë nëse ende është i punësuar. Musk iu përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?” Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një e-mail që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Musk më pas e mbylli atë bisedë duke bërë një postim në Twitter që e përshkruan Thorleifsson si “të keq” por e fshiu postimin. Por më pas Musk kërkoi falje në platformë dhe u duk se i ofroi Thorleifsson përsëri punën e tij në kompani.

Unë do të doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin sa i përket situatës së tij. Keqkuptimi u bazua në gjëra që më thanë që ishin të pavërteta ose, në disa raste, të vërteta, por jo kuptimplotë.

Thorleifsson tha se nuk mund të merrte një përgjigje nga departamenti i burimeve njerëzore të Twitter nëse ishte shkarkuar apo jo. Ai u shpreh se:

Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që mund të gjejnë për ta bërë këtë ‘një shkak’ për të shmangur detyrimet e tyre kontraktuale.

Ka spekulime se Twitter do t’i duhet t’i paguajë atij një shumë të konsiderueshme pas largimit të tij nga firma. Thorleifsson ka distrofi muskulare dhe ka bërë fushatë në Islandë për qasje më të mirë ndaj personave me aftësi të kufizuara.