Sport

UEFA bën ndryshimin e madh, hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare!

Goli në fushë kundërshtare është një rregull që nuk do ekzistojë më në kompeticionet e organizuara nga UEFA prej sezonit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Goli jashtë fushë nuk do të jetë më pjesë e kompeticioneve të UEFA-s në sezonin 2021-2022. Rastet kur të dyja skuadrat do të kenë numër të barabartë golash të shënuar, do t’i drejtohen minutave shtesë dhe më pas penalltive, -shkruan UEFA.

Shkak për heqjen e këtij rregulli janë bërë disa skuadra futbolli të cilat janë ankuar. Për këtë arsye në kompeticione si Champions League dhe Europa League nuk do ketë më rëndësi goli jashtë fushe.