Sport

Uells-Danimarkë, formacionet e mundshme!

Me të kualifikuarit e dytë të grupeve A dhe B hapet sot faza me eliminim direkt në Euro 2020 e është fjala për Uellsin e Danimarkën që përballen në 18:00 në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit në Holandë. Uellsi synon të harrojë humbjen e hidhur me Italinë e po ashtu të ritregojë aftësinë që shfaqi në takimin me Turqinë.

Ndërkaq, Danimarka është entuziaste pas fitores 4-1 ndaj Rusisë. Kush i mbijeton fazës me eliminim direkt, më 3 korrik përballet në Baku në orën 18:00 me fituesin e sfidës Holandë-Çeki.

Duke mbetur te ndeshja Uells-Danimarkë e formacionet e mundshme duket se në radhët e Uellsit ka ndryshime krahasuar me përbërjen e ekipit në përballjen me Italinë.
Trajneri Rob Page nuk ka në dispozicion të skualifikuarin Ampadu ndërsa në sulm duhet të kthehet Moore nga minuta e parë, i mbështetur nga Bale, Ramsey e James.

Ekipi që fiton nuk ndryshon për Danimarkën. Trajneri Kasper Hjulmand duket se do të konfirmojë të njëjtën njëmbëdhjetëshe që triumfoi ndaj rusëve, me Poulsen në krye të repartit të sulmit, i plotësuar me Braithwaite e Damsgaard.

Uellsi (4-2-3-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; Bale, Ramsey, James; Moore. Trajneri: Page

Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Vestergaard, Christensen, Kjaer; Wass, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Braithwaite, Poulsen, Damsgaard. Trajneri: Hjulmand

Para takimit, trajneri i Uellsit, Page e vuri theksin te ambicia për të ecur përpara në Euro 2020.

Jemi ambiciozë e duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur! Ndoqëm ndjeshjen e fundit të Danimarkës dhe u befasuam nga ajo që bëri por mund t’i bëjmë ballë kujtdo!

Danimarka arriti të sigurojë kualifikimin falë pokerit kundër Rusisë. Një rezultat që gjithashtu pason stimujt e rinj në kombëtaren daneze pasi lojtari Christian Eriksen që më 12 qershor pësoi infarkt në takimin me Finlandën, mbijetoi. Pas daljes nga spitali, 29-vjeçari takoi shokët e skuadrës duke i bërë të fshinin imazhin e fundit kur u tronditën nga ajo që ndodhi në fushë.

Kasper Hjumland:

Forcat e Danimarkës janë fokusuar te ndeshja me Uellsin. Jemi përgatitur mirë dhe absolutisht të gatshëm për çdo skenar! Presim me padurim të luajmë!