Bota

Ukraina ia del, “feston” tërheqjen ruse nga bregu perëndimor i Kherson!

Zyrtarët ukrainas po festojnë çlirimin e qytetit Kherson dhe bregut perëndimor të rajonit nga forcat ruse pas rreth 9 muajsh luftë.

Yuriy Sobolevskyi, nënkryetari i parë i këshillit rajonal të Khersonit, shkroi në Telegram se tashmë njerëzit janë të lirë.

“Khersoni është i pathyeshëm! Sot njerëzit e lirë mundën të vinin përsëri në Sheshin Svobody (Liria) me flamujt e Ukrainës, siç ishte kur armiku pushtoi qytetin.”- shkroi ai.

“Unë kam shkruar gjithmonë se çdo ditë jemi një ditë më afër lirisë sonë! Dhe kjo ditë për Kherson ka ardhur sot! Askush nuk mund të na thyejë dhe të na frikësojë! Khersoni është Ukraina!”- shtoi zyrtari.

Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase raportoi se tërheqja ruse në bregun lindor nuk është ende e plotë.