Celebrities Gossip Showbiz

“Unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!” Ish- konkurrenti i “Për’puthen” kërcënon keqazi Atdheun

Ish- konkurrentët e “Për’Puthen” nuk ndalen së krijuari skandale e duket se protagonistët këtë herë janë Atdheu dhe Blerimi. Dy djemtë e programit nisën ‘armiqësinë’ mes tyre që kur ishin konkurrentë, pas afrimitetit që Atdheu pati me Antonelën, pikërisht kur gjërat mes saj dhe Blerimit dukej se po shkonin mirë.

Pas disa takimeve me Antonelës dhe Atdheut, ‘lidhja’ e saj me Blerimin u kris dhe duket se kjo gjë nuk i pëlqeu fare këtij të fundit. Megjithatë, Atdheu doli çift nga “Për’Puthen” me Sarën dhe duket se as kjo nuk ka ndalur dramat mes djemve.

I ftuar së fundmi në një emision, kur Atdheu është pyetur për Blerimin, ai ka habitur të gjithë duke djegur foton e këtij të fundit. E nëse po mendoni për reagimin e Blerimit, nuk është aspak i butë, pasi ai ka kërcënuar keqazi me anë të një video-je Atdheun.

Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!