Love & Sex Music

Vaksina anti-COVID i rikthen pasionin për kërcimin, video e këtij 89-vjeçari bëhet virale në rrjet!

Vaksina anti-COVID është një shpëtim për të gjithë në këto kohë pandemie që po jetojmë, sidomos për të moshuarit të cilët janë grupmosha më e rrezikuar nga virusi. Bob Holzman, 89-vjeçari nga New York-u, në SHBA pasi ka marrë vaksinën ka shprehur lumturinë e tij në një formë shumë të veçantë.

Holzman është një adhurues i vallëzimit dhe menjëherë pas e mori dozën e vaksinës kundër COVID-19, iu kthye aktivitetit të tij të preferuar, kërcimit.

I moshuari nga New York-u ka dhënë një mesazh tepër të bukur duke na rikujtuar të gjithëve se jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar edhe me të mirat edhe me të këqijat e saj. E gjithë bota është duke i dhënë prioritet vaksinimit të moshave të treta pasi janë edhe grupmosha më e rrezikuar.