Bota

“Vatikani është në mision paqeje”/ Papa shpresa të takohet me Patriarkun rus!

Papa ka zbuluar shpresat e tij për të folur me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse.

 “Kam folur me Patriarkun Kirill vetëm një herë që nga fillimi i luftës, për 40 minuta në Zoom”, tha ai.

Patriarku Kirill, i cili është kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka deklaruar hapur mbështetjen për luftën në Ukrainë dhe ka dhënë bekimin e tij për trupat ruse, duke tërhequr kritika nga Perëndimi.

Papa Françesku më herët deklaroi se Vatikani është i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ka një mision në rrjedhë tani, por nuk është ende publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj. Unë mendoj se paqja bëhet gjithmonë duke hapur kanale. Nuk mund të arrihet kurrë paqe përmes mbylljes… Kjo nuk është e lehtë.” u tha ai gazetarëve.

Papa Françesku, duke folur dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës duke bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje.

Ai tha se asnjë fitore nuk mund të “ndërtohet mbi rrënoja”.

Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.

 “Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar,” tha ai.

“Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.