Aktualitet

Vazhdojnë punimet në Llogara/ Rama publikon pamjet dhe tregon se sa metra tunel janë hapur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim nga punimet në tunelin e Llogarasë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra.

Postimi i Edi Ramës:

Mirëmëngjes dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë.

https://www.facebook.com/100044570103558/posts/518657809629885/?d=n

Punimet për tunelin e Llogarasë nisën në dhjetor të vitit të kaluar. Në bazë të parashikimeve paraprake, puna për ndërtimin e tij do të zgjasë 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës, e cila u firmos në muajin tetor 2021. Tuneli do të jetë me gjatësi 6 km dhe do të të shmang qafën e Llogarasë, duke shkurtuar distancën e daljes në bregdet.

Tuneli i Llogarasë ndodhet në Shqipërinë jugore, pjesë e segmentit rrugor SH-8, i cili është kategoria C2 sipas Rregullit Teknik 2015, si dhe rrugë kalimi nga Vlora në Sarandë në pjesën e turistike të bregdetit Jon.

Tuneli ndodhet rreth 20 km në jug të qytetit të Vlorës dhe fillon rreth 500 m në veriperëndim të urës së Shën Elizës që lidhet në fundin e lotit 1 dhe përfundon rreth 1.4 km në perëndim të urës së Palasës. Gjatësia e rrugës arrin në 7.4 km, duke përfshirë tunelin rreth 5.7-6.0 km i gjatë dhe dy urat. Përkatësisht ura e parë fillon rreth 500-700m pas daljes se tunelit me gjatësi totale rreth 60 metra dhe ura e dytë fillon rreth 1 km nga ura e parë me gjatësi rreth 120 m. Seksioni i urave eshte 11.2m.

-Tuneli është parashikuar me shpejtësi 50-80 km/orë me një karixhatë me dy sens lëvizje. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 5.7-6 km.

Tuneli është i gjerë 12.8 m që përbëhet nga dy korsi 2×3.5m, dy kuneta 2×0.25m dhe dy trouar 2×0.85m, si dhe tunel emergjence.