Celebrities Gossip Showbiz

Vazhdon të mos na zhgënjejë! Rihanna shkëlqen me këtë look…

Të shtunën, Rihanna ndau një rutinë luksoze të vetëkujdesit në shtëpi duke përdorur produkte nga linja e saj Fenty Skin. Të dielën mbrëma, Rihanna u pa duke dalë me një look magjepsës me të dashurin A$AP Rocky në Santa Monica.

Këngëtarja shtatzënë e shfaqi plotësisht barkun e foshnjës në një bluzë dhe një fund me rrjetë argjendi për darkë me reperin në Giorgio Baldi. Ylli mahniti me look-un e mrekullueshëm. Rihanna shkëlqeu me një bluzë të tejdukshme me rrjetë argjendi, e kombinuar me një fund të ngjashëm në daljen e Ditës së Nënës.

Rihanna i tërhoqi flokët e saj brun lart, duke zgjedhur grimin e syve me shkëlqim dhe buzët rozë. A$AP kishte veshur pantallona të zeza me një triko dhe një xhaketë. A$AP qëndroi pranë Rihanna-s pas darkës ndërsa ata ktheheshin në makinën e tyre.

Kujtojmë se reperi i njohur A$AP Rocky së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë Rihanna. Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar.

Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua.