Celebrities Gossip Showbiz

“Vë bast që kur të dalësh nga këtu do martohesh me Borën”, Donaldi diskuton me banorët dhe rrëfehet si kurrë më parë…

“Big Brother VIP” dita ditës po sjell edhe më shumë të pathëna nga të famshmit tanë. Rrëfime personale dhe plot emocione janë dhuruar vetëm në ditët e para të spektaklit. E dukeqenëse banorët janë ambientuar me njëri- tjetrin duket se nga pak kanë nisur të tregojnë dhe histori shumë personale.

Një situatë e tillë ka ndodhur me Donaldin, i cili ka zbuluar shumë në një bisedë me banorët e tjerë në lidhje me historinë e tij me Borën. Teksa është pyetur mbi këtë marrëdhënie, ai ka rrëfyer nëse e do akoma, sa kohë kishte me të dhe detaje të tjera që duhej të prisnim qëndrimin e aktorit në “Big Brother” për t’i dëgjuar. Në këtë diskutim është përfshirë edhe Semi, e cila edhe pse përflitet shumë për afrimitetin me Donaldin, asnjëherë kur hapet kjo bisedë nuk ngurron të tr

Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim.

Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike.

Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë.

Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur.

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?

Donaldi: Nuk e di…

Kledi: Dy gjela është e pamundur të rrinë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah.

Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun?

Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e kam kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë.

Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.

Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën. Moshë më e vogël se ty?

Donaldi: Më e madhe, 3 vite.

Kledi: E famshme?

Donaldi: Po

Semi: Yll e bukur

Fifi (i tregon Kledit): Ka qenë me Bora Zemanin, është moderatore e “Për’puthen”.

Kledi: A ajo zeshkanja, ajo është yll.

Donaldi: Yll është. (qesh)

Me këtë rrëfim të tijin, Donaldi na tregoi gjithashtu se kënga më e fundit nga Elgit Doda “Toxic Love” është pjesë e historisë së tij me Borën, pasi është shkruar nga vetë ai.