Botë e Çuditshme Lifestyle

Vetëm 4 ditë në javë punë me pagë të plotë/Nis prova në Britaninë e Madhe!

Një provë që do t’i lejojë punonjësit të punojnë vetëm katër ditë çdo javë ka nisur sot në Britaninë e Madhe. Në thelb, ideja është që punonjësit e kompanisë do të punojnë vetëm për 80% të javës së tyre normale me 100% të pagës së tyre për të parë se çfarë ndikimi ka në produktivitet, si dhe në mirëqenien e punonjësve. Quhet modeli 100:80:100. Punonjësit marrin pagesë të plotë për 80% të punës, por duhet të punojnë me produktivitet 100%.

Programi gjashtëmujor po kryhet nga ‘4 Day Week Global’ së bashku me grupin ‘Autonomy’ dhe studiues nga Universiteti i Kembrixhit, Oksfordit dhe Kolegji i Bostonit. Bizneset dhe kompanitë pjesëmarrëse do të marrin mbështetje nga akademikë të lartë. Menaxheri i programit ‘4 Day Week Global’ u shpreh se:

Java katër-ditore sfidon modelin aktual të punës dhe i ndihmon kompanitë të largohen nga matja e thjeshtë e kohës që njerëzit janë “në punë”, në një fokus më të mprehtë në produktin që prodhohet. 2022 do të jetë viti që paralajmëron këtë të re të guximshme, e ardhmja e punës.

Ndërkaq, shumë njerëz kanë shijuar një pushim të gjatë për festa, pa e-mail-e, klientë të ndërlikuar, kolegë irritues dhe më tepër. Por për shumë prej tyre kjo periudhë ka marrë fund, pasi jeta e zyrës dhe realiteti i vitit 2022 është rivendosur përsëri. Për shkak të kohës së zgjatur të pushimit, ky ankth dhe tmerr i kthimit në punë është përforcuar dhjetëfish.

Këshilluesja Natalie Trice thotë se:

Pas një pushimi dhe rifreskimi, ankthi i kthimit në punë mund të jetë shumë real. Është krejtësisht e natyrshme të shqetësohesh për atë që fshehin ditët dhe javët në vijim, por përpiqu të mos lejosh që kjo të ndikojë për keq te ty.

Nëse ndjeheni të shqetësuar për kthimin në punë, ekspertët kanë ndarë disa gjëra të thjeshta për t’u mbajtur mend. Zbulojini në këtë link.