Rajoni

Vetvendosja mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, nis mbledhja e firmave

Në Kosovë, Lëvizja Vetvendosje nis sot mbledhjen e firmave për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti. Shefi i grupit parlamentar, Rexhep Selimi iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin nismën, por nuk bëri të ditur nëse deri tani ndonjë forcë politike ka shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur. Më herët ishte nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci nga rradhët e Vetëvendosjes, e cila deklaroi se “qeveria nuk është kushtetuese dhe  e ligjshme”. Sipas saj, “kabinetit Hoti i mungon plani për rimëkëmbje ekonomike, duke vlerësuar se kjo përbërje qeveritare po e çon Kosovën “drejt një katastrofe humanitare”.