Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham ngroh zemrat e fansave me këtë foto të Harper!

Ata e kaluan fundjavën e shkuar duke marrë pjesë në dasmën më luksoze dhe më të përfolur të vitit. Familja Beckham duket se është kthyer në Angli pasi Victoria, postoi në llogarinë e saj në Instagram të premten për të ndarë një foto të Pashkëve të vajzës së saj Harper, me lepurushin Coco.

Harper, e cila luajti rolin e shoqërueses së nuses në dasmën e vëllait të saj të madh Brooklyn të shtunën e kaluar dukej e adhurueshme, teksa u pa duke u përqafuar me kafshën e saj. Më e vogla e familjes Beckham ishte veshur me një bluzë verore lejla teksa buzëqeshte për foton. Duke postuar për 29.8 milionë ndjekësit e saj, mamaja e saj stiliste shkroi:

Gëzuar fundjavën e Pashkëve!! Puthje nga #HarperSeven & Coco lepurushja.

Imazhi duket se është bërë në rezidencën e familjes prej 6 milionë paundësh në Cotswolds. Kjo vjen pasi Harper dukej shoqëruesja e nuses engjëllore të shtunën, ndërsa ajo u përpoq të përmbushte detyrat e saj për martesën e vëllait me Nicola Peltz.

10-vjeçarja shkëlqente në pronën familjare të nuses prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach në Florida, teksa ajo kishte veshur një fustan të bardhë të mrekullueshëm të thjeshtë, të finalizuar me një rrip dhe këpucë baleti.