Aktualitet Politikë

Vijon protesta e opozitës, situatë e qetë para Kuvendit!

Vijon prej më shumë se një orë protesta e opozitës para Kuvendit, ku për herë të parë pas dy vitesh, grupi i Bardhit i është bashkuar Rithemelimit.

Pas tensioneve të shkaktuara në Kuvend, Gazment Bardhi tha se do t’i bashkohet çdo proteste, pasi deputetët nuk u lejuan të futeshin në sallën e parlamentit.

Aktualisht protesta vijon e qetë me fjalime, ndërsa më herët protestuesit përdorën tymuese ndaj efektivëve të policisë, madje pati edhe përplasje, sikurse duket përmes fotove të mëposhtëme.

Salianji shtoi në fjalën e tij

“Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në gjithë këto vite po bëjnë  që çdo njeri të na bashkohet edhe me zemrat e tyre të jenë kundër qeverisë së Ramës. E pamë sot se si Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës se nuk kishte se çfarë to thonte. A ka gjithë kohës që po themi se Edi Rama po i përdor ato për interesat e tyre personale.

Të nderuar miq ndërkohë që Rama përpiqet të vejë shashka opozitës. A duhet që Edi Rama ky njeri i kulluar mjafton për bashkëpunëtorët që ka zgjedhur por edhe krimi dhe korrupsionin të dorhiqet. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me Gardën duke e kthyer Kuvendin si kazermë. Nëse PD-ja me taksa të ulëta i rriste rrogat dhe pensionet, sot rrit taksat Rama”, tha ai