Tech

Vijon rënia e kriptomonedhave, Bitcoin poshtë 30 mijë dollarëve!

Kriza në tregun e valutave dixhitale vazhdoi edhe sot, me bitcoin që bie në nivelin më të ulët në pesë muaj. Kriptomonedha më e vjetër në botë ka humbur 8 për qind të vlerës së saj dhe aktualisht po tregtohet me një çmim prej 29.674,25 dollarë, sipas CoinMetrix.

Valutat tjera dixhitale janë gjithashtu nën presion të fortë. Etherum u përmbys me 8 për qind, dhe dodgecoin me më shumë se 16 për qind. Tregtarët kanë paralajmëruar se rënia nën nivelin e 30.000 dollarëve amerikanë mund të çojë në humbje të mëtejshme.

Ky zhvillim vjen pasi Kina i tërhoqi vërejtjen një numri të madh të huadhënësve kryesorë tregtarë që dëshironin të investonin në kriptovaluta,