Celebrities Pardon My French Sport

Vilma Masha: “Futbollistët tanë janë duke u përmirësuar nga viti në vit në daljet e tyre televizive!”

‘Pardon My French’ këtë episod erdhi me një frymë shumë sportive dhe të veçantë nga çdo herë tjetër. Të ftuarit ishin disa nga pjesëmarrësit dhe organizuesit e një feste që u zhvillua për nder të skuadrës së Tiranës, e cila u shpall kampione e Kategorisë Superiore. Ndër to ishte organizatorja Goldi Halili dhe gazetarja sportive Vilma Masha, e cila ishte dhe prezantuesja e këtij evenimenti.

Për më shumë, Vilma na rrëfeu emocionet që ndjeu gjatë prezantimit të kësaj ngjarje kaq historike për klubin e Tiranës.

Kjo është pjesë e kënaqësisë, privilegjit që më bëri një klub i tillë si Tirana. Unë isha shumë e lumtur qëkur Goldi më mori në telefon, më takoi për organizimin e një feste të tillë. Festa u bë shumë e bukur në fakt, ajo që më pëlqeu te Tirona ndryshe nga ekipet e tjera ishte se gjatë prezantimit ne informuam dhe njerëzit me pak histori, ata që ishin në stadium dëgjuan histori. U ndjeva shumë e entuziasmuar. Arenat që kemi bërë ne janë ndryshe, por dhe këtu kisha emocione se përpos përgjegjshmërisë që kisha, kur erdhën çunat e Tiranës që më morën për të kërcyer hezitova pak se ka skuadra të tjera që mund të mërziten. Në emision jam tjetër gjë, në stadium jam tjetër gjë.

Teksa futbollistët padyshim si njerëz të sportit nuk njihen për një artikulim të shkëlqyer në daljet e tyre televizive, por Masha na tregon se me kalimin e viteve, sportistët tanë po përmirësohen.

Në emisionin tonë ne marrim futbollistë të çdo skuadre dhe janë përmirësuar shumë dhe kjo meritë në njëfarë mënyre i shkon dhe DigitAlb-it se e dinë që do dalin në televizor dhe përgatiten, më duken më mirë nga viti në vit.

E teksa është gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private, sërish nuk na tregoi diçka konkrete, por na zbuloi skuadrën për të cilën bën tifo partneri i saj. Vilma gjithashtu hoqi dyshimet se mund të jetë sërish shtatzënë.

Babi i gocës është me Partizanin. Nuk jam shtatzanë, rrini rehat, do jua them vetë kur të jem. Në të ardhmen si dihet.