Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Viti i ri akademik nis të hënën, Rektori i UT Artan Hoxha tregon se kush do të lejohen në auditore dhe se çfarë do të ndodhë me studentët e pavaksinuar.

Rektori, Artan Hoxha, përmes një konference për media ditën e sotme, njoftoi rregullat për mbarvajtjen e vitit të ri akademik 2021-2022, mësimi gjatë të cilit do të zhvillohet në auditore dhe jo online.

Hoxha theksoi se do të lejohen të zhvillojnë mësimin në auditore vetëm ata studentë të cilët janë të vaksinuar, ata që paraqesin një test PCR negative, ose ata të cilët kanë një vërtetim mjekësor që nuk mund ta kryejnë dot vaksinën.

Për sa i përket aludimit të gazetarëve për një numër të ulët studentësh të vaksinuar në qendrat vaksinatore pranë universiteteve, Hoxha u shpreh se nuk është e vërtetë dhe se numri i studentëve të vaksinuar deri më tani ka shkuar në 50%.

Do të lejohen në auditorë të gjithë ata student që paraqesin një certifikatë vaksinimi, që janë me test PCR negative, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.

Po të marrim shifrat e studentëve që i janë përgjigjur pyetësorit dhe që janë mbi 30% e studentëve, rezulton se mbi 50% të tyre janë të vaksinuar. Ne kemi shifra, kemi afërsi në nxjerrjen e rezultateve. Nuk besoj se interesi është i ulët, janë vaksinuar vetëm studentët e Tiranës, pasi studentët e rretheve nuk kanë ardhur ende.

Ndërkohë që për studentët e pavaksinuar, rektori Hoxha nuk dha një përgjigje të prerë se çfarë do të ndodhë me ta. Ai theksoi se atyre do tu ofrohet mundësia e vaksinimit pranë universiteteve ku studiojnë.

Absolutisht që mësimi online është përmirësuar, por nga ana tjetër ne kemi studentë që këto dy vite nuk i njohim nga ana fizike, pasi nuk kanë zhvilluar asnjëherë mësim në auditor. Ata që janë në master, janë një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin. Sado të përmirësohet mësimi online, ai nuk e zëvendëson dot mësimin në auditor. Urdhri i Ministrisë së Arsimit thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinës për të hyrë në institucionet arsimore.

Ne do shikojmë ecurinë e procesit dhe do marrim vendime në mbarëvajtjen e vitit akademik, në dobi të studentëve, të drejtës për arsimim dhe ruajtjes së shëndetit të tyre. Kjo do të vendoset në një moment të dytë kur të përballemi me atë që do të shohim. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që edhe viti akademik të mos humbet, por edhe sëmundja të mos përhapet.

Plani ynë është vendosja qendrave të vaksinimit aty ku ata studiojnë dhe kjo është një lehtësi e madhe.

Të gjithë ata që kanë një vërtetim nga mjeku i cili thotë që ky student për arsye shëndetësore nuk vaksinohet dot, ky dokument do të jetë legal dhe do të merret parasysh nga ne, tha Hoxha.

Për sa i përket studentëve që do të tentojnë të futen në universitete të pavaksinuar, Hoxha theksoi se jemi shtet ligjor dhe do të zbatohen rregullat e vendosura në ambientet publike. Ai mori shembull Francën ku tha se gjatë kohës që ishte aty për një seminar, askush nuk lejohej të hynte në ambiente publike pa masa mbrojtëse ose i pa vaksinuar.

Jemi shtet ligjor, që do të thotë në ambiente publike ka rregulla. Në institucione publike në Francë nuk të lejon njeri pa masat mbrojtëse ose i pa vaksinuar. Fjala pandemi është fjalë e rëndë. Ky është rregulli, tha Hoxha.