Sport

Vjen humbja e parë për Tiranën, Kukësi triumfon në “Loro Boriçi”!

Tirana pëson humbjen e parë për këtë sezon, duke u mundur 2-1 në Shkodër nga Kukësi, që rikthehet tek fitorja.

Në “Loro Boriçi”, skuadra e Diego Longos arriti që të marrë maksiumin ndaj bardhebluve, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e kampiaonatit në tre pikë.

Merr fund dhe seria pa humbje në Abissnet Superiore për ekipin e Shehit, që ndaj Kukësit nuk ia doli që të merrte pikë, duke e mbyllur me humbje këtë fazë të parë.

Diego Longo i befasoi të gjithë me formacionin duke hedhur nga minuta e parë Domin dhe Gavazajn, të cilët luanin për herë të parë këtë sezon si titullarë në kampionat ndaj kampionëve në fuqi.  Një ndeshje që u vendos nga golat e dy ballkanasve Milunoviç dhe Basa ndërsa Seferi nuk i mjaftoi Tiranës.