Aktualitet

Vodhi një Range Rover pranë stadiumit Arena Kombëtare, arrestohet autori!

Një automjet luksoz Range Rover u vodh mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Arena Kombëtare.

Pronari i mjetit njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren.

Falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamëz, duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës. Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli i cili ishte maskuar si lypës.

Vjedhja e makinave kryesisht luksoze është një fenomen në vend. Ato shpesh mbyllen për muaj në garazhe dhe përdoren për ngjarje kriminale, ku autorët i braktisin e u vënë flakën.