Rajoni

Vuçiç kërkon mbështetjen e Kinës për Kosovën, ambasadori: Ne jemi me Serbinë!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është duke intensifikuar përpjekjet për mbështetje lidhur me Kosovën, e pas Rusisë, është duke kërkuar edhe vëmendjen e Kinës për këtë çështje.

Mediat në Prishtinë shkruajnë se kreu i shtetit serb u takua me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”. Letra thuhet se i drejtohet presidentit Xi Jinping.

“E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’”, raportohet të ketë thënë Vuçiç.

Ambasadori kinez Li Ming, nga ana e tij duke komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, siç është vendimi i Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit, u shpreh se  se Kina beson se “çdo veprim i njëanshëm mund të çojë në përhapjen e panikut dhe përshkallëzimin e tensioneve”, duke shtuar se të gjitha pakicave etnike duhet t’u garantohen të drejtat, duke përfshirë dhe serbët në Kosovë.

Li Ming ka thënë për televizionin publik serb RTS se ata janë duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe janë të “shqetësuar prej tyre”. Ambasadori e theksoi se Kina dhe Serbia janë miq shumë të mirë, sepse thotë se kanë përvojë të ngjashme historike