Celebrities Film & Tv Showbiz

Will Smith rrëfen eksperiencën më të keqe që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij deri më tani!

Në një video të re të postuar në rrjetin social Instagram, Apple TV+ ka dhënë disa detaje për episodin e së premtes të ‘The Oprah Conversation’, në të cilin do të jetë i ftuar special aktori i  njohur Will Smith. Gjatë kësaj video të shkurtër vetëm 30 sekoda jepet një përmbledhje e të gjithë intervistës së Oprah dhe Will, ku tregohen detaje të reja por diskutimi përqëndrohet më shumë rreth librit të tij më të ri i cili vjen edhe në versionin audio.

Deklarata që ylli 53-vjeçar bëri në një moment gjatë intervistës ishte:

Unë kam kaluar, pjesën më të madhe të jetës sime, me ndjenjën e dështimit të çdo gruaje me të cilën kam pasur kontakt. Nuk kam folur publikisht për këtë.

Smith është gati të nisë një turne kombëtar për librin në mbështetje edhe të botimit të tij më të ri ‘Will’ me kujtime , i cili del në shitje me datë 9 nëntor. Pavarësisht dekadave të suksesit të tij në industrinë e filmit dhe muzikës, Smith ka theksuar se ai i vlerëson më shumë marrëdhëniet e tij personale.

Të duash dhe të të duan është shpërblimi më i lartë njerëzor.

Vlen për t’u përmendur se së fundmi aktori i njohur Will Smith ka zbuluar edhe një pjesë të errët të edukimit të tij dhe marrëdhënies së ndërlikuar që ai ka pasur me babain e tij të ndjerë. Në librin e tij në versionin audio, i cili pritet që të dalë në datën 9 nëntor, vetë aktori e ka përshkruar babain e  tij si një burrë me dy personalitete.

Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital timin. Ai ishte i alkolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të secilit prej filmave të mi. I njëjti perfeksionizëm intensiv që terrorizoi familjen e tij vendosi ushqim në tryezë çdo natë të jetës sime.