Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka një kërkesë të vetme dhe nuk i vëmë aspak faj!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm një muaj më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. E padyshim gjithë këto projekte të reja që artistja po publikon kërkojnë shumë energji dhe jo ‘ankohet’ herë pas here te ndjekësit e saj se po pak pushim. Me anë të dy Instastory-ve, bukuroshja është shprehur:

Dua një lehtësim jete. Mua s’po më lehtësohet jeta me asistent me vete.  

Shumë aktive me postime në rrjete sociale por prej pak ditësh artistja nuk ka qenë edhe aq e mesa duket për këtë e ka një arsye. Bukuroshja në formë shakaje është shprehur se do të bëhet pak më e paprekshme për publikun shqiptar.

Me anë të një Instastory ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, Ronela ka zbuluar se do të publikojë mbi dy bashkëpunime të reja.