Showbiz

Xhesika Berberi mbledh miket shqiptare në SHBA për ditëlindje

Kjo e Xhesika Berberit do të jetë një ditëlindje e paharrueshme me miket më të mira në SHBA.

Modelja e famshme shqiptare ka mbushur plot 27-vjeçe dhe ka festuar në një mënyrë që do ta mbajë mend për një kohë të gjatë.

Tortë, shampanjë, lule, rroba banje dhe muzikë në pishinë kjo ishte dita, ndërsa nata e gjeti atë dhe mikeshat e saj modele duke festuar në një klub nate deri në orët e para të mëngjesit.

Pjesë e festës së saj të ditëlindjes ishin edhe Adrola Dushi dhe Megi Ndokaj të cilat momentalisht janë zhvendosur në SHBA për të vazhduar karrierën si modele.