Celebrities Showbiz

Xhesika Berberi për marrëdhënien e Kiarës me Luizin: “Mendoj se ka qenë e sinqertë…”

E ftuar në “Wake Up” së fundmi ka qenë modelja e njohur Xhesika Berberi e cila ndër të tjera ka folur edhe për zhvendosjen e saj në Amerikë. Ajo u detyrua të largohej nga familja e saj me të cilën ishte tepër e lidhur, për të ndjekur ëndrrën në New York.

Teksa ka folur për jetë private dhe karrierën, Xhesika u ndal edhe tek “Big Brother VIP”. Modelja tregoi se ka shumë vite që e njeh Kiarën, pasi kanë punuar dikur bashkë. Ajo shtoi gjithashtu se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.

Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.

Më tej, Xhesika u pyet edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 3”. Por, modelja tha se nuk e shikon veten në atë formë.

Nuk e shikoj veten në atë lloj formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do të dukem shumë interesante, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.