Auto & Moto

Xiaomi nis me shitjen e makinës elektrike Speed Ultra 7!

Kompania kineze Xiaomi ka njoftuar se do të së fillojë së shpejti me porositë e para sa i përket makinës së saj të parë elektrike. Siç raporton BBC, çmimi i kësaj makine pritet të zbulohet më 28 mars dhe porosia e tij mund të bëhet në 59 dyqane që i ka në pronësi në 29 qytete kineze.

Bëhet fjalë për makinën Speed Ultra 7 (SU7) që u prezantua vitin e kaluar, ndërsa drejtori ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun ka bërë të ditur se synojnë të ngriten lart në autoindustri. Kjo kompani zotohet se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e makinave gjatë 10 viteve të ardhshme. SU7 do të prodhohet në fabrikën e BAIC Group në Pekin, që pretendohet se ka kapacitete të prodhojë 200 mijë makina në vit.

Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg gjithashtu makinën Xiaomi MS11. Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji. Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro.

Rikujtojmë se rreth një vit më parë Xiaomi testoi sistemin e saj të ri të karikimit të shpejtë dhe theu të gjitha rekordet e mëparshme, Xiaomi përdori teknologjinë e re Hyper Charge për smartphone-in e modifikuar M11 Pro me një bateri 4,000 mAh. Kompania ishte në gjendje të karikonte baterinë nga 0 në 50% të kapacitetit në tre minuta dhe 23 sekonda dhe deri në 100% në vetëm tetë minuta përmes një lidhjeje me tela 200W. Në demonstrimin e karikimit me wireless 120W, procesi i plotë i karikimit përfundoi për 15 minuta.